E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nora Malaj: 60% e mësuesve në Shqipëri janë pa arsimin përkatës

- Advertisement1-

Ish-zv.ministrja e arsimit, Nora Malaj, është shprehur se me vendimin e fundit Ministria e Arsimit pranoi se jemi në situatën që në vendin tonë nuk ka më mësues.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Malaj nënvizoi se 60% e mësuesve sot nuk janë me arsimin përkatës.

- Advertisement -

Ajo theksoi ndër të tjera se në vitin 2030 Shqipëria rrezikon të ngelet pa mësues të kualifikuar.

“Në 2030 Shqipëria rrezikon të ngelet pa mësues të kualifikuar, që do të thotë se vetë programet e reja tregojnë një alarm. Ministria e Arsimit, me udhëzimin që ka dhënë, ka pranuar se ne kemi një handikap të tmerrshëm.

Duke u ndalur te dokumentet, që në 2009, të gjithë ata që kanë mbaruar studimet e larta, u vendos që studimet e larta 4 vjeçare të quheshin Master Shkencor ose studime të integruara. E gjithë kjo kategori ka të drejtë që të japë mësim. Në 2012 vendosëm që t’i japim një standard më të lartë dhënies së mësimit. Rast pas rasti, në sistemin e arsimit kemi pasur mësues që nuk kishin mbaruar për mësuesi.

Më pas u mendua se pjesa e arsimit do të jetë me mësues të dedikuar duke filluar nga arsimi bazë deri te marrja e liçencës. Tani jemi në një fazë që kemi handikap të madh. Tani shohim se s’kemi më mësues. Shohim se 60% e edukatorëve dhe mësues të tjerë janë pa arsimin përkatës. Ministria ka pranuar se jemi në situatën që nuk kemi mësues”- tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...