Studentja shqiptare nga Malësia që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nora Junçaj është zgjedhur kryetare e organizatës studetntore shqiptaro-amerikane në Universitetin shtetërorë të Michiganit.
Lajmin e ka dhënë kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj i cili ka theksuar që Nora do të lulëzoj dhe në këtë pozitë të rëndësishme, ashtu siç ka lulëzuar dhe në të gjitha obligimet e mëparshme.
“Nora, përshëndetje dhe urime për postin e ri si presidente! Jemi shumë të sigurt se projektet që do të udhëheqësh në organizatën studentore “AASO” do të lulëzojnë ashtu siç ke lulëzuar ti në organizatën tonë “Jehona e Malësisë”. Të urojmë suksese në çdo hap të ri që do të ndërmarrësh dhe shpresojmë se do të sjellësh ndryshime pozitive dhe inspiruese për të gjithë. Me kujdes, energji dhe përkushtim, çdo gjë është e mundur”- ka shkruar Dedivanaj.
Përgëzime për përzgjedhjen e Nora Junçaj ka shkruar dhe politikologu i shoqatës ” Jehona e Malësisë” , Vilson Sinishtaj i cili ka theksuar se gadishmëria e saj për të shërbyer është dëshmi e karakterit dhe përkushtimit të saj.
Vlera e shërbimit që ajo mishëron do ta udhëheqë në rrugën e saj personale, por mbi të gjitha do t’i shërbejë komunitetit tonë në mënyrën më të mirë”- ka shkruar Sinishtaj.
Ja postimi i plotë:
Dua ta uroj mbesën time, Nora Junçaj, për përzgjedhjen e saj si kryetare e degës AASO në Michigan State University.
Gatishmëria e saj për të shërbyer është dëshmi e karakterit dhe përkushtimit të saj.
Jam jashtëzakonisht krenar që, përveçse ndjek studimet dhe punon në fushën e saj, ajo vazhdon të shërbejë edhe si sekretare e Shoqatës Jehona e Malësisë – dhe tani merr përsipër të udhëheqë këtë organizatë kaq të rëndësishme për komunitetin tonë.
Vlera e shërbimit që ajo mishëron do ta udhëheqë në rrugën e saj personale, por mbi të gjitha do t’i shërbejë komunitetit tonë në mënyrën më të mirë.