E hënë, 24 Shkurt, 2025

Njohësi i arsimit: Rrahman Jasharaj po e luan rolin e ministrit, SBASHK-u po sjell vendime të dëmshme

- Advertisement1-

Lidhur me paralajmërimet për greva në arsim dhe ‘luftën’ mes Arbërie Nagavcit dhe Rrahman Jasharaj, ka folur njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, i cili ka thënë se veprimtaria e SBAShK-ut është shndërruar në faktor shkatërrues të sistemit arsimor në Kosovë.

“Me kërcënimet dhe shantazhet utilitare për organizimin e grevave, SBAShK-u është transformuar në një strukturë oligarke, e cila duke koketuar me parti politike për pushtet e ka marrë edhe rolin dhe fuqinë e Ministrisë së Arsimit, duke sjell vendime të dëmshme dhe destruktive me të cilat atakohet pandërprerë cilësia e edukimit dhe e arsimit”, deklaroi Hyseni.

- Advertisement -

Sipas tij, kërcënimet e shpeshta për organizimin e grevave janë cinike dhe hipokrite, pasi siç tha, nuk bëhen për të përmirësuar statusin social të personelit mësimor, por për interesat e kryesisë së sindikatës.

“Rrahman Jashari po e luan rolin e ministrit. Ai sillet si despot. Kërcënon se sa të jetë kryetar i SBAShK-ut, nuk do të ketë testim të mësimdhënësve. Jo pse nuk ka të drejtë për këtë sepse kjo çështje është shumë më komplekse meqë performanca e personelit mësimor nuk mund të përcaktohet me teste administrative e të pastandardizuara, por se SBAShK-u nuk ishte organ ekzekutiv në zhvillimin e politikave arsimore”, u shpreh tutje Hyseni, ka deklaruar Hyseni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...