SBASHK-u ka njoftuar se dje ka arritur në bregdetin shqiptar pushuesit e grupit të tretë të mësimdhënësve, të cilët edhe përmbyllin këtë aktivitet tradicional, shkruan AlbanianEducation.net.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të dielën ka vizituar pushuesit e grupit të tretë, të cilët i kanë dëshiruar mirëseardhje duke shprehur respektin meritor dhe falënderime për SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë.
SBASHK thotë se pushuesit e grupit të tretë, gjatë ditëve që po kalojnë buzë detit shqiptar po bashkëbisedojnë për arsimin dhe misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave.
Njoftimi i SBASHK:
Me grupin e tretë të pushuesve në bregdetin shqiptar
Respekt meritor dhe falënderime për SBASHK-un
30.06.2024
Kanë arritur dje në Kompleksin Hotelier e Turistik “Bonita”, pushuesit e grupit të tretë, të cilët edhe përmbyllin këtë aktivitet tradicional, që SBASHK organizon për qindra anëtare e anëtarë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe universitetet.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të dielën ka vizituar pushuesit e grupit të tretë, të cilët i kanë dëshiruar mirëseardhje duke shprehur respektin meritor dhe falënderime për SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë.
Ata kanë bërë shumë foto me kryetarin dhe koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, për t’i ruajtur kujtim nga ditët e kaluara në bregdetin shqiptar.
Edhe pushuesit e grupit të tretë, gjatë ditëve që po kalojnë buzë detit shqiptar po bashkëbisedojnë për arsimin dhe misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave, por po shpalosin edhe kujtime nga vitet e dekadat e kaluara dhe po ndjehen arsyeshëm krenar për punën dhe përkushtimin në misionin e tyre për arsimimin e gjeneratave dhe për unitetin në sindikatën e tyre duke e thënë zëshëm, Bashkë e në SBASHK.