E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Njofton SBASHK: Është rritur numri mbi 400 mësmëdhënës që do të shkojnë në deti

- Advertisement1-

SBASHK ka njoftuar është rritur numri në mbi 400 mësmëdhënës që do të pushojnë sivjet në bregdetin shqiptar, shkruan Albanianeducation.net.

Koordinatori për Organizim të Brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri kërkoi respektimin e vendimeve të nxjerra nga sindiakta në mënyrë që të mos ndodhin probleme në akomodimin e mësimdhënësve në bregdetin shqiptar, ku mësidmhënësit do të qëndrojnë për 5 netë.

- Advertisement -

Njoftimi:

SBASHK mbajti takimin e radhës me Kryetarët e Niveleve Komunale të Sindikatës
Detyra konkrete për angazhime në shërbim të anëtarësisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka mbajtur takimin e radhës me Kryetarët e Niveleve Komunale të Sindikatës, ku i ka diskutuar zhvillimet rreth vizitës së mësimdhënësve në bregdetin shqiptar.

Në takim, fjalën përshëndetëse e bëri kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj. Ai i uroi pushime të këndshme të gjithë mësimdhënësve që këtë vit do ta frekuentojnë bregdetin shqiptar me organizim nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kurse, nënkryetarja e Sindikatës, Vjollca Shala, tha se listat e mësimdhënësve të cilët do të shkojnë në pushim me organizimin e SBASHK-ut, janë në procedurë të verifikimit.

Ndërsa, Koordinatori për Organizim të Brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri tha se numri i pjesëmarrëve është rritur në mbi 400 mësmëdhënës që do të pushojnë sivjet në bregdetin shqiptar.

- Advertisement -rrrrrrr

Ymeri kërkoi respektimin e vendimeve të nxjerra nga sindiakta në mënyrë që të mos ndodhin probleme në akomodimin e mësimdhënësve në bregdetin shqiptar, ku mësidmhënësit do të qëndrojnë për 5 netë.

SBASHK-u në këtë takim ka diskutuar edhe për veprimet e ardhshme sindikale, me të cilat do të kërkoi rritjen e koeficientëve për të gjitha kategoritë e mësimëdhënësve në Kosovë.

Në takim u diskutuan disa veprime të mundshme sindikale, të cilat do të diskutohen me anëtarët e komunave dhe të merret vendimi për veprimet e mundshme sindikale, para përfundimit të vitit shkollor 2023/24.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka njoftuar edhe për takimin e grave të SBASHK-ut në Shqipëri në kuadër të „Fuqizimit të grave në Sindikatë“ vikendin që shkoi, ku tha se janë mbajtur takime edhe me dy sindikata nga Shqipëria, me të cilat u shkëmbyen përvojat e sindikatave respektive. Ajo njoftoi edhe për trajnimet që SBASHK është duke i mbajtur aktualisht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...