Njofton Nagavci: Zgjidhet çështja e normave për më shumë se 150 mësimdhënës të kësaj komune

- Advertisement5 -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për sfidat me të cilat përballet Komuna e Fushë Kosovës në sektorin e arsimit, duke theksuar investimet e deritanishme dhe planet e përbashkëta me kryetarin Valon Prebeza për përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e cilësisë së arsimit.

- paragrafi 1 -

Nagavci ka bërë të ditur se deri tani janë investuar mbi 5.6 milionë euro, ndërsa ka premtuar rritjen e buxhetit.

- Advertisement -

Ajo tutje ka bërë të ditur se është zgjidhur çështja e normave për më shumë se 150 mësimdhënës të kësaj komune, pa dhënë detaje më të hollësishme.

Postimi i saj i plotë:

🏫Fushë Kosova është një ndër komunat që përballet me sfida të shumta në sistemin e arsimit si mungesa e hapësirave shkollore, kabineteve, laboratorëve, si dhe stafit të mjaftueshëm mësimor.

- Advertisement -

Mbi 5.6 milionë euro janë investuar deri më tani në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe është zgjidhur çështja e normave për më shumë se 150 mësimdhënës.

Me kryetarin Prebeza do të angazhohemi për rritjen e buxhetit në këtë fushë në të ardhmen. Do të punojmë për zhvillimin e projekteve të reja, për hapjen e kopshteve e shkollave të reja, si dhe për ndërtimin e kabineteve sipas standardeve moderne.

🤝Së bashku për arsim më cilësor!