Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se cilat organizata kanë mijëra euro për promovimin e nxënësve me IQ të jashtëzakonshme.
Vlera totale e kësaj përkrahjeje të MASHTI është rreth 170 mijë euro.
Njoftimi i saj:
Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.
Me qëllim të përkrahjes dhe promovimit të nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, kemi marrë vendim për përkrahje financiare për projektet e OJQ-ve që punojnë në këto fusha.
E lumtur që edhe këtë vit po ofrojmë mbështetje për organizatat të cilat merren me përkrahjen e këtyre talentëve.
Si Ministri do të vazhdojmë të financojmë projektet që kanë në fokus talentët tanë sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e shtetit tonë.
Vlera totale e kësaj përkrahjeje të MASHTI është rreth 170 mijë euro ndërkaq, përfituese të kësaj thirrjeje janë këto organizata: https://masht.rks-gov.net/vendim-per-ojq-fituese-sipas-thirrjes-publike/?fbclid=IëAR1zsyoI4k8x47QNyzZvEhzcGXfxtUJdjMfrnësëOQ6nP1Q6Zl27c4H0ËdM
OJQ-të që merren me këta fëmijë i përgëzoj për punën dhe i inkurajoj që të vazhdojnë edhe më tutje në përkrahjen dhe promovimin e talentëve.