E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Njofton Nagavci: Hapet konkurs për 33 inspektorë të arsimit

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka hapur konkursin për inspektorë në të cilin do të pranohen 33 inspektorë të arsimit nga 7 rajonet e Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimin e ka dhënë e para e MASHT-it, Arbërie Nagavci përnes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Njoftimi:

Kemi hapur konkursin për inspektorë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në të cilin do të pranohen 33 inspektorë të arsimit nga 7 rajonet e Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë.

Afati për aplikim do të jetë deri më datë 5 maj 2024. Deri tash, Inspektorati i arsimit ka funksionuar me vetëm 26 inspektorë të cilët mbulojnë të gjitha Komunat e Republikës e Kosovës.

Vendimi për shtimin e numrit të inspektorëve për 33, është hap i rëndësishëm në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim.

Fokusi ynë si Ministri është që rekrutimi të bëhet sipas fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

I inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs duke garantuar për proces të drejtë, transparent dhe vlerësim meritor.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...