E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Njofton ministrja Nagavci: Do të pranohen edhe 20 inspektorë të rinj në arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të pranohen edhe 20 inspektorë të rinj në fushën e arsimit.

Ajo ka njoftuar se pranimi i aplikacioneve fillon nga data 23 nëntor deri më 7 dhjetor 2022.

- Advertisement -

Njoftimi:

Është publikuar njoftimi për konkurs për inspektorë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në të cilin do të pranohen 20 inspektorë të fushave të ndryshme.

Në rajonin e Prishtinës do të pranohen 2 inspektorë, ndërkaq në rajonin e Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit e Prizrenit nga 3 inspektorë.

Deri tash, Inspektorati i arsimit ka funksionuar me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës. Muajin e kaluar në mbledhjen e Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve.

Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.
Fokusi ynë si Ministri është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

Ftoj të gjithë të interesuarit që të përgatiten për dorëzimin e aplikacioneve. Pranimi i aplikacioneve fillon nga data 23 nëntor deri më 7 dhjetor 2022.

- Advertisement -rrrrrrr

Detajet i gjeni në këtë LINK

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....