Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Rrahim Bekteshi, ka njoftuar sot se edhe një nxënës ka marrë rrugë e mërgimit së bashku me familjen e tij, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtori ka njoftuar se Besfort Mazreku, nxënës i klasës IV-2 sot së bashku me prindërit e tij mori rrugën e mërgimit.
Postimi i tij:
NJË TJETËR ‘MIRUPAFSHIM’ QË SHËNON NISJEN E RRUGËS ZEMËRTHYESE TË MËRGIMIT
Besfort Mazreku, nxënës i klasës IV-2 në shkollën tonë, sot së bashku me prindërit e tij mori rrugën e mërgimit.
Pasi u përshëndet mallëngjyeshëm me mësuesen Ardita Susuri dhe shokët e shoqet e klasës, Besforti ndaloi që t’i shtrëngonte dorën drejtorit të shkollës, Msc.Rrahim Bekteshit, në shenjë falënderimi për shkollën e sigurt, bashkëkohore dhe profesionale në të cilën ai i ka ndjekur mësimet gjerë më tani.
Drejtori e përqafoi përzemërsisht dhe ia mori besën që një ditë Besforti do të kthehet në atdhe, me të njejtën dashuri për flamurin, gurët e malet, si një patriot që do të rrënjosë në zemrat e pasardhësve historinë e lavdisë shqiptare dhe me veprat e tija do të bëhet kontribues i paepur i saj.
Shëndet dhe suksese pastë gjithmonë!
Përgaditi :
E.Limani