Njofton drejtori i Arsimit në Rahovec: Të hënën ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Muhamet Morina, ka njoftuar se të hënën ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do t’o kushtohet Ditës së Pavarësisë, 17 Shkurtit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i tij:

- Advertisement - M1

Njoftim për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë,

Drejtoria e Arsimit në Rahovec njofton të gjitha institucionet edukativo-arsimore të komunës sonë se, bazuar në njoftimin e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dita e hënë, 16 shkurt 2026, do t’i kushtohet shënimit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat do të organizohet me aktivitete tematike, biseda, prezantime dhe forma të tjera edukative, me qëllim që nxënësit të njihen më thellë me rëndësinë historike të 17 Shkurtit 2008, ditës së shpalljes së Pavarësisë.

- Advertisement - m2

Ftojmë drejtorët dhe mësimdhënësit që përmes përkushtimit dhe kreativitetit të tyre, të kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj me vlerat e lirisë, shtetndërtimit dhe atdhedashurisë. Urime Festa e Pavarësisë, të gjithë qyterarëve të vendit tonë!