Njofton drejtoresha e Arsimit në Gjakovë: Së shpejti fillon vlerësimi kolegial në 7 shkolla

- Advertisement -

Drehtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka njoftuar se janë drejt përfundimit të fazës së dytë të vlerësimit kolegial të mësimdhënësve në gjashtë shkolla dhe së shpejti fillon vlerësimi në shtatë shkolla tjera, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i drejtoreshës:

- Advertisement -

Të dashur mësimdhënës, drejtor shkollash, prindër dhe nxënës,

jemi drejt përfundimit të fazës së dytë nga vlerësimi kolegial i mësimdhënësve të këtyre gjashtë shkollave fillore dhe të mesme të ulta: “Kelmend Rizvanolli”, “Ali Hasi”, Jahë Salihu”, Ukshin Miftari”, “Mazllum Këpuska” dhe “Fehmi Agani”.

Së shpejti ekipi i vlerësimit fillon vlerësimin edhe në shtatë shkolla tjera të komunës tonë: “Yll Morina”, “Emin Duraku”, “Selman Riza”, “Zekeria Rexha”, “Mustafa Bakija”, “Pjetër Bogdani” dhe “Dy dëshmorët”.

- Advertisement -

Jam shumë mirënjohëse për të gjithë mësimdhënësit e shkollave si dhe drejtorët për këtë bashkëpunim profesional dhe zyrtar.

Sipas kërkesës së ekipeve vlerësuese, u realizuan takime të shumta me mësimdhënës, nxënës, me prindër dhe komunitetin.

Vlerësimi kolegial i mësimdhënësve ndikon në ngritjen e dinjitetit personal dhe në integritetin profesional të tyre, e poashtu rrit bashkëpunimin mes shkollave.
#KoSed