E premte, 20 Shtator, 2024

Njofton drejtoresha e Arsimit, Arbëresha Krasniqi: Dy çerdhe të reja, njëra në Malishevë, tjetra në Kijevë

- Advertisement1-

Malishevës i shtohen edhe dy çerdhe publike me mbi 115 fëmijë

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur se në shtator do hapen edhe dy institucione parashkollore me kapacitet prej mbi 115 fëmijë. Njëra çerdhe do të hapet në Malishevë dhe tjetra në Kijevë, ndërsa shumë shpejt, do të hapet edhe çerdhja e katërt.

- Advertisement -

“Edukimi i hershëm i fëmijëve të Komunës së Malishevës, ka qenë një prej prioriteteve tona, si qeverisje komunale. Me angazhimet tona maksimale dhe me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit, Ekrem Kastrati, e kemi bërë realitet këtë premtim. Përveç këtyre dy institucioneve të reja parashkollore, po punohet intensivisht për hapjen e çerdhes së katërt në komunën tonë”, ka bërë të ditur sot, drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.

“Për qytetarët e Komunës së Malishevës, krahas lajmit të mirë, për rritjen e kapaciteteve të institucioneve parashkollore me hapjen e dy çerdheve, bashkëngjitet edhe lajmi pozitiv se në këto institucione punësohen edhe një numër i konsiderueshëm i edukatoreve, që nënkupton se gruaja në komunën tonë, konkretisht në institucione, po merr mbështetje të fuqishme, e rrjedhimisht po rritet edhe numri i të punësuarve”, ka thënë drejtoresha Krasniqi. /AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....