E shtunë, 18 Janar, 2025

Njofton ministrja e Arsimit: Për herë të parë studentët do kenë të drejtë të marrin kredi

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se po përgatisin draftin që studentët të kenë të drejtë të marrin kredi, gjë e cila ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Kushi e tha këtë nga foltorja e Kuvendit në përgjigje të deputetes së Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e cila tha se studentët janë lënë ‘jetimë’ nga ana e qeverisë.

- Advertisement -

“Ka mbështetje që është drejtpërdrejt për studentët. Karta e studentit nuk është një mashtrim, përkundrazi është një mbështetje për ta. Së fundmi kemi nënshkruar dhe marrëveshje me bashkinë e Durrësit. Përsa i takon konvikteve, ka vendosur përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Po ashtu dhe transport falas. Kemi draftuar një vendim të Këshillit të ministrave për kredinë e studentëve. Për herë të parë studentët kanë të drejtë të marrin një kredi”- tha Kushi.

“Kërkesa e depozituar që nga tetori i vitti 2022 është neglizhuar duke shkelur rregulloren e Kuvendit. Në mënyrë që të largohet vëmendja nga ky shqetësim madhor që duhet të ksihte marrë përgjigje me kohë.

Por le të kthehemi të studentët që janë përjashtuar nga paketat e rezistencës të sjellë nga qeveria. Ato janë përjashtuar dhe nga pakoja e madhe. Studentët përballen me rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Një studenti i duhet 500 euro në muaj. Karta e studentit nuk arriti të behet kurrë realitet, por është thjesht një tallje .Studentët janë lënë jetim nga kjo qeveri e në mungesë të shpresës marrin gomonen. Kjo qeveri vazhdon të tallet me studentët duke zvarritur dhe pagesën e bursave”- nënvizoi Erisa Xhixho.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...

Psikologia e shkollës “Dy Dëshmorët” në Sheremet të Gjakovës mban seancë grupore me nxënësit e klasës 8-të

Shkolla "Dy Dëshmorët" në fshatin Sheremet të Gjakovës ka njoftuar se psikologia e shkollës...