Njoftim shumë i rëndësishëm nga Ministria e Arsimit

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për vitin akademik 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Bursat do të ndahen për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit, duke synuar mbështetjen e ekselencës akademike, përfshirjes dhe diversitetit.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë të Arsimit:

Njoftim për media

MAShTI shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për vitin akademik 2025/2026

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit, duke synuar mbështetjen e ekselencës akademike, përfshirjes dhe diversitetit.

Skemat e bursave

1. Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 € për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.

2. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – Deri në 5,000 € për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.

3. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) – Deri në 7,000 € për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.

4. Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 € në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.

5. Bursa elitare për studentët në universitetet publike – Për studentët e nivelit bachelor dhe master me mesatare së paku 9 (ose 8 për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian), si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara.

Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova. Konkursi për të gjitha skemat është i hapur nga 3 tetor deri më 18 tetor 2025, ora 16:00. Listat e përfituesve do të publikohen në faqen zyrtare të MAShTI.

Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 7 ditësh nga shpallja e rezultateve.

Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në linçet e më poshtme: