E diel, 23 Shkurt, 2025

NJOFTIM: Rreth 1038 mësimdhënës nga Gjakova së shpejti nisin trajnimin – JA DATAT

- Advertisement1-

Drejtoria e Arismit në Gjakovë ka njoftuar se shpejti rreth 1038 mësimdhënësit nga të gjitha shkollat e komunës tonë prej nivelit 1 deri në 12, do të përfshihen në sesionet e trajnimeve, shkruan AlbanianaEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

INFORMIM!

👉 Së shpejti rreth 1038 mësimdhënësit nga të gjitha shkollat e komunës tonë prej nivelit 1 deri në 12, do të përfshihen në sesionet e trajnimeve si më poshtë 👇

🔷️Nivelet 1-5: Trajnimet do të fillojë më 7 Maj dhe do të përfundojë më 7 Qershor. Ky trajnim synon të ndërtojë bazat e programimit dhe të inkurajojë mendimin kompjuterik që nga mosha e re.

🔷️Nivelet 6-9 (TIK): Trajnimet për këto nivele do të zhvillohen nga 27 Maj deri më 7 Qershor. Trajnimi do t’i përfshijë vetëm mësimdhënësit e TIK-ut dhe do të përqendrohet në zhvillimin e aftësive më të avancuara të kodimit dhe do të përfshijë projekte për të stimuluar interesin dhe angazhimin e nxënësve.

🔷️Nivelet 10-12 (TIK): Trajnimi për këto nivele do të fillojnë më 10 Qershor dhe do të vazhdojë deri më 21 Qershor. Këto trajnime do të përfshijnë mësimdhënësit e TIK-ut dhe nga këto trajnime mësimdhënësit do të marrin njohurit të thelluara të informatikës dhe programimit, duke u përgatitur nxënësit për sfidat e kodimit në nivelin e arsimit të lartë dhe tregun e punës.

🔶️Mësimdhënësit lëndor (6-12) trajnimet do t’i fillojnë në muajin Shtator-Tetor, me ç’rast do të ri përsëriten edhe një herë sesionet për të gjitha nivelet.

- Advertisement -rrrrrrr

Ky projekt zhvillohet në kuadër të marrëveshjes mes SHPIK dhe Komuna e Gjakovës përkatësisht Drejtoria e Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...