Njoftim për afatet dhe procedurën e ankesës për konkursin e personelit akademik

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës, duke u bazuar në parimet e meritokracisë, ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, njofton të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozitat e hapura të rekrutimit të personelit akademik në konkursin e janarit 2026 e përtej, se në përputhje me rregullat në fuqi, gëzojnë të drejtën e paraqitjes së ankesës në rast se vlerësojnë se ka pasur ndonjë lëshim në procesin e vlerësimit.

- paragrafi 1 -

E drejta e ankesës ndaj raporteve vlerësuese të fakulteteve të UP-së, në lidhje me kandidatët për pozitat e lira të personelit akademik, zgjat 15 ditë.

- Advertisement - M1

Kjo periudhë fillon të rrjedhë nga momenti i publikimit të buletineve përkatëse me pikët e kandidatëve nga njësitë akademike në uebfaqen e UP-së.

Raportet vlerësuese të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës mund t’i gjeni në këtë vegëz, duke zgjedhur fakultetin ku keni konkurruar dhe duke klikuar në buletinin përkatës të konkursit.

Për më tepër, aplikantët mund të paraqesin reagime edhe në fazat e mëvonshme të procesit, për shembull gjatë trajtimit të aplikimeve në nivel të Rektoratit dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement - m2

Reagimet eventuale, mund të dërgohen edhe në adresat elektronike: [email protected] dhe [email protected].