Njoftim nga Trafiku Urban – lajm jo i mirë për nxënësit e mësimdhënësit

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës me 25 shtator kishte marrë vendim që të lirojë nga pagesa e “Trafikut Urban” disa kategori të caktuara, që përfshijnë edhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët e mësimdhënësit, duke filluar nga data 1 tetor 2025.

- paragrafi 1 -

Por, pak ditë nga ky vendim, tashmë vjen një lajm jo fort i mirë.

- Advertisement -

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka paralajmëruar se nga java e ardhshme, ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore, shkruan AlbanianEducation.net.

Në njoftim thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët. Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Kjo ndërmarrje ka apeluar për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për “rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”.