Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot se është shpallur konkursi për 5 skema të bursave për studentë në vlerë 3 milionë euro, shkruan AlbanianEducation.net.
Nagavci ka njoftuar se do të ndahen 1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM, nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master, nga 1 mijë euro për studentët e nivelit bachelor dhe master me notë mesatare 9, 100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor dhe 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët e nivelit master që studiojnë në top 150 universitetet më të mira në botë.
Postimi i plotë:
3 milionë euro, mbështetje financiare për studentë
Kemi shpallur konkursin për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët të Universiteteve publike të Republikës së Kosovës, për vitin akademik 2023-2024.
1. -1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve : https://ekosova.rks-gov.net/435
2. Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master: https://ekosova.rks-gov.net/318
3. Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit bachelor dhe master me notë mesatare 9: https://ekosova.rks-gov.net/318
4. -100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor: https://ekosova.rks-gov.net/434
5.-20 bursa nga 7 mijë euro për studentët e nivelit master që studiojnë në top 150 universitetet më të mira në botë: https://ekosova.rks-gov.net/408
Suksese!