Njoftim me rëndësi për studentët e Fakultetit të Edukimit

- Advertisement5 -

Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Fakulteti i Edukimit i UP-së do të organizojë një program kulturor–artistik me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta.

- paragrafi 1 -

Aktiviteti do të mbahet më 2 dhjetor 2025, në Amfiteatrin e Madh të fakultetit, duke filluar nga ora 11:00.

- Advertisement -

Ngjarja organizohet nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në bashkëpunim me International Maarif Schools of Kosova, dhe synon të krijojë një hapësirë të përbashkët bashkëpunimi mes studentëve, nxënësve dhe institucioneve edukative.

Njoftimi i plotë:

📣 THIRRJE PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË EDUKIMIT

- Advertisement -

Të dashur studentë,

Ju ftojmë të jeni pjesë e programit kulturoro–artistik që do të organizohet me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

📍 Vendndodhja: Fakulteti i Edukimit – Amfiteatri i Madh

📅 Data: 2 Dhjetor 2025

🕚 Ora: 11:00

Ky aktivitet organizohet nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në bashkëpunim me International Maarif Schools of Kosova, me qëllim promovimin e përfshirjes, ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta.

🟦 Çfarë do të përmbajë programi?

• Program artistik nga nxënësit e International Maarif Schools of Kosova;

• Shfaqje drame me skenar të përgatitur nga studentët e Fakultetit të Edukimit;

• Pjesëmarrje e nxënësve të shkollës “Përparimi”;

• Ekspozitë artistike në hollin e fakultetit;

• Dhurata simbolike për nxënësit e shkollës “Përparimi”.

🤝 Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për të promovuar vlerat humane, sensibilizimin social dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Ju presim me shumë dëshirë!

Bëhu pjesë e ndryshimit!