- Advertisement5 -
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parënjoftoi se edhe këtë fundvit do të mbështeten fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove, shkruan AlbanianEducation.net.
- paragrafi 1 -
Kurti ka njoftuar se shtesat fëmijëve do t’iu dalin me datë 29 dhjetor, ditë e hënë.
“Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove”.
“Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri. Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”, ka deklaruar ai.