E enjte, 19 Shtator, 2024

Njoftim me rëndësi për shkencëtarët dhe matematikanët e ardhshëm

- Advertisement1-

Universiteti i Prishtiës ka njoftuar se regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës po hapen së shpejti, shkruan Albanian Education.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

🔬 Njoftim për shkencëtarët dhe matematikanët e ardhshëm! 🔬

A jeni maturant që keni pasion për shkencat natyrore dhe matematikën? Lajm i mrekullueshëm! Regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës po hapen së shpejti!

🌟 Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore?🌟

Fakulteti ynë është qendra kryesore për studime dhe kërkime në shkencat natyrore. Me një traditë të gjatë dhe programe të përditësuara, ne ofrojmë arsim të avancuar në fushat e biologjisë, kimisë, fizikës, shkencave kompjuterike, gjeografisë, ekologjisë dhe matematikës financiare.

📚 Kurrikula jonë 📚

Kurrikula jonë ofron një gamë të gjerë programesh studimi në shkencat natyrore dhe matematikë. Programet përfshijnë:

- Advertisement -rrrrrrr

Baçelor:
-Biologji (180 ECTS);
-Kimi (180 ECTS);
-Kimi Inxhinierike (180 ECTS);
-Shkenca Kompjuterike (180 ECTS);
-Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit (180 ECTS);
-Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime (180 ECTS);
-Gjeografi (180 ECTS);
-Fizikë (180 ECTS);
-Matematikë (180 ECTS);
-Biologji Molekulare (180 ECTS);
-Kimi Ushqimore (180 ECTS).

🔍 Mundësi karriere 🔍

Diploma nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore ju përgatit për karrierë në arsim, kërkime shkencore, menaxhim mjedisor dhe industri. Poashtu, programet tona ofrojnë përvojë praktike dhe mundësi për shkëmbime ndërkombëtare.

📥 Shkarkoni broshurën informative 📥 Për të mësuar më shumë rreth programeve tona dhe si të aplikoni, shkarkoni broshurën e detajuar këtu: Broshura e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës

Bëhuni pjesë e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore dhe eksploroni
mrekullitë e botës natyrore dhe matematikës.

Ne mezi presim t’ju shohim të arrini sukseset tuaja!

Për më shumë : https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2949

#jamUP #UPgrade #growUP #riseUP #beUP #UPspeak #loveUP #UPeducation #cheerUP

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...