Njoftim me rëndësi nga Ministria e Arsimit: Hapet konkursi për bursa

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për ndarjen e bursave për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Përmes kësaj thirrjeje, MASh inkurajon pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në programet STEM, duke kontribuar në fuqizimin e tyre akademik e profesional në sektorë me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

- Advertisement - M1

Të drejtë aplikimi kanë studentet e nivelit baçelor që janë regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet STEM në universitetet publike të Kosovës, të cilat kanë dhënë së paku dy provime të semestrit të parë.

Në këtë thirrje inkurajohen veçanërisht të aplikojnë studentet nga komunitetet jo-shumicë, studentet me aftësi të kufizuara dhe ato që vijnë nga zonat rurale.

Procesi i aplikimit realizohet online përmes platformës E-Kosova, ndërsa aplikacionet duhet të përmbajnë dokumentacionin e kërkuar sipas kushteve të përcaktuara në konkurs. Konkursi është i hapur nga data 08 qershor 2026 deri më 22 qershor 2026.

- Advertisement - m2

Për më shumë informata dhe për aplikim, studentet mund të drejtohen në platformën E-Kosova dhe në faqen zyrtare të MASh.

Shqip | English