- Advertisement1-
Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.
Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohe për dy vite rresht marrin nga 20 euro.
- Advertisement -
“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit.
Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.