Shkolla e Mesme Profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri ka njoftuar se regjistrimi në platformën eKosova është i domosdoshëm për paraqitjen e provimit të maturës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftim për maturantët
Ju njoftojmë se regjistrimi në platformën eKosova është i domosdoshëm për paraqitjen e provimit të maturës.
Çfarë duhet të bëni:
* Të gjithë maturantët duhet të hapin llogari në eKosova (nëse nuk e kanë bërë ende)
* Të kontrollojnë që të dhënat e tyre janë të sakta
* Të sigurohen që llogaria është aktive dhe funksionale
Në rast se keni harruar të dhënat:
* Përdorni opsionin “Rikthe fjalëkalimin”
* Ose kërkoni ndihmë në shkollë
Shumë e rëndësishme:
Nëse llogaria juaj nuk është aktive para hapjes së afatit për aplikim, nuk do të mund të paraqiteni për provimin e maturës.
Ju lutemi respektoni afatet dhe veproni sa më shpejt.
Faleminderit për bashkëpunimin!