Mamia e shumënjohur nga Kosova, Razije Musa, në rrjetin social “Facebook” ka ndarë me nënat e reja këshilla se cilat ushqime duhet shmangur gjatë shtatzënisë.
Më poshtë, njihuni me shtatë ushqime që duhet shmangur gjatë shtatzënisë.
-Mishi i papjekur mirë cfaredo qoftë ai është i ndaluar gjatë shtatëzanisë ekziston rreziku që të merni toksoplazmosën apo batkerien sallmonela
-Peshku me përmbajtje të lartë të merkurit, informohuni për llojin e peshkut që e konsumoni gjatë shtatëzanisë
-Vezët e pagatuara mirë janë një rrezik i madh për salmonella
-Djathi, qumështi që është i papasterizuar, do të thotë qumështi i cili nuk është vluar për të shkatëruar bakteriet në vete mund të ketë listerian një bakterie shumë e rrezikshme
-Kafja, këtu nuk do të thoja që ju duhet ta evitoni komplet por duhet të keni kujdes me sasinë. Jo më shumë se dy kafe në ditë
-Alkooli është totalisht i ndaluar, nuk ekziston asnjë sasi e alkoolit e njohur si e sigurtë për konsumim gjatë shtatëzanisë
-Frutat dhe perimet asnjëherë të mos konsumohet pa u larë mirë, edhe nëse ju kap lakmia më e madhe në botë përmbajuni deri sa i pastroni ato, ekziston rreziku i toksoplazmosës.
Krejt për fund, mamia rekomandon që të konsumoni ushqime të shëndetëshme.