E martë, 25 Shkurt, 2025

Njihuni me qytetin që ofron cilësinë më të mirë të jetesës në botë

- Advertisement1-

Zyrihu, Helsinki, Stockholmi dhe Tokio u renditën në “Top 5”.


Kopenhagen ka kryesuar listën e qyteteve më të mira në botë për cilësinë e jetesës, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Kjo është hera e katërt që kryeqyteti i Danimarkës është renditur në vendin e parë që nga fillimi i sondazhit të Monocle në vitin 2007, sipas “Reuters”.

Zyrihu, Helsinki, Stockholmi dhe Tokio u renditën në “Top 5”.

“Kopenhagen është një nga ato qytete ku ka një ambicie të vërtetë për të ofruar një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë“,- tha kryeredaktori i Monocle, Andrew Tuck.

“Ambiciet për krijimin e një mjedisi më të pastër janë më të mirat dhe qyteti po korr shpërblimet e investimeve urbane ndër vite.”

Raporti i këtij viti vlerësonte se cilat qytete ia kanë dalë muajt e kaluar të rimarrin veten; të mbrojnë ekonomitë e tyre, skenat kulturore etj.

Ai gjithashtu vuri theksin në lidershipin civil, politikat e mira të strehimit dhe programet për të mbështetur sipërmarrësit.

- Advertisement -rrrrrrr

Nuk ishte aspak e lehtë këtë vit, por ne u përpoqëm t’ia dilnim sa më mirë,“- tha drejtori redaktues Tyler Brule.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...