E diel, 24 Nëntor, 2024

Njihuni me historinë e pabesueshme të 8-vjeçarit që mësoi të ngiste makinën nga YouTube

- Advertisement1-

Një djalosh 8-vjeçar në Ohajo çoi motrën e tij të vogël tek një dyqan “McDonald” me makinën e prindërve pasi kishte mësuar ta ngiste mjetin duke parë video në “Youtube”.

Mediat lokale në Ohajo thanë se policia mori shumë telefonata nga banorët e zonës që raportuan për një fëmijë që po ngiste makinën.

- Advertisement -

Stafi në restorant ndërkohë mendoi se ishte në shënjestër të ndonjë shakaje televizive kur kanë parë djaloshin 8-vjeçar dhe motrën e tij të vogël që ndaluan tek dritarja e shërbimit.

Dëshmitarët okularë që lajmëruan policinë thanë se djali i vogël nuk shkeli asnjë semafor dhe drejtimi i makinës nga ai nuk kishte asnjë të metë.

Një nga oficerët e policisë që mbërriti në vendngjarje tha se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi, pasi djali i vogël ngau makinën për një distancë prej rreth 3km dhe nuk shkaktoi asnjë aksident.

I pyetur nga policia, ai tha se kishte mësuar të ngiste makinën duke parë video në “Youtube” pasi motra e tij e vogël kishte shprehur dëshirën për të shkuar tek McDonalds. Duke ngarë makinën ai kaloi katër kryqëzime, shina treni dhe mjaft kthesa.

Pasi qerasën fëmijët me hamburgerat e merituar, policia lajmëroi prindërit e tyre që ishin në gjumë kur dy fëmijët nisën aventurën e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...