E shtunë, 27 Korrik, 2024

Njihuni me gruan që shpenzon miliona dollarë për… kukullën!

- Advertisement1-

42 vjeçarja Annette Kravchenko, nga Queensland, Australia është kaq e fiksuar me kukullën e saj Matilda (të cilën e ka krijuar vetë) saqë po shpenzon rreth 10,000 dollarë duke e dërguar “vajzën” e saj në një udhëtim të jashtëzakonshëm për dy vite.

Madje i ka blerë kukullës që duket si fëmijë i vërtet një varëse floriri me diamante në mënyrë që ajo ta di se sa shumë ajo e do.

- Advertisement -

Annette, e cila ka tre fëmijë Aimee 18 vjeç, Tianna 15 vjeç dhe Uilliam 13 vjeç, pranoi se ajo ndihet më e qetë kur ndodhet pranë Matildës por në këtë udhëtim ajo nuk do ta lërë në shoqërinë e të panjohurve por me njërëzit që i beson dhe janë pjesë e grupit që i duan këto lloj kukullash. Udhëtimi i Matildës ka nisur këtë muaj drej Japonisë. Më pas ajo do të shkoj në Itali, Holandë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Derby dhe në lindje të Yorkshire, në Argyll në Skoci dhe pastaj në të gjithë Irlandën.

Më pas do të kalojë Atlantikun në Springfield, Vermont, SHBA. Ditëlindjen e saj të parë, në 23 nëntor 2018, ajo do ta festojë në Cape Cod, Massachusetts.

Ndërsa Krishtlindjet dhe Viti i Ri do ti kalojë në Karolinën e Veriut. Kur të fillojë viti 2019, ajo do të shkojë në Midwest, duke marrë në Illinois, Wisconsin dhe Idaho. “Më pas do të shkojë në Kanada,” ka bërë me dijë nëna, duke shpjeguar se do të fluturojë për Perth, pastaj në Sydney, ku do ta presë familja e saj.

Deri tani, Annette vlerëson se udhëtimi do të kushtojë rreth 10,000 dollarë, të cilën ajo po e financon nga kursimet e saj dhe gjithashtu ka hapur një website ku njerëzit do të mund ta ndihmojnë financiarisht nëse do të duhen më tepër para. Annette, e martuar me Michael, 52 vjeç, do të postojë fotografi të aventurave të Matildës në internet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...