Njihuni me gjeniun 4-vjeçar që di të lexojë dhe numërojë deri në 100 në 6 gjuhë

- Advertisement -

Një fëmijë gjeni, i cili e mësoi veten të lexonte në moshën dy vjeçare, është bërë anëtari më i ri i Mensa-s në Britani (një organizatë që mbështet fëmijët shumë të aftë).

- paragrafi 1 -

Teddy Hobbs tashmë mund të lexojë libra të Harry Potter dhe të numërojë deri në 100 në gjashtë gjuhë të tjera, duke përfshirë mandarin, uellsisht, frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht.

- Advertisement -

Vogëlushi, i cili lindi përmes IVF, u pranua në organizatën elitare në moshën tre vjeç e nëntë muaj vitin e kaluar pasi shënoi 139 në një test IQ. Prindërit Beth dhe Will Hobbs, nga Portishead, Somerset, nuk e kishin idenë se sa i zgjuar ishte Teddy.

“Ne bëmë një test IQ, i thamë se do të ulej dhe do të bënte disa enigma me një zonjë për një orë, dhe ai mendoi se ishte gjëja më e mrekullueshme. Pasi ai e përfundoi atë, na thanë se ai kishte të drejtë të bashkohet në Mensa-s”, është shprehur nëna e tij.

- Advertisement -

Nëna e tij tregon gjithashtu se Teddy nuk ka interes për lojërat apo tv, por të zgjidhë ushtrime dhe sfida të ndryshme. Gjithashtu Teddy kujton edhe bisedat që kanë bërë vitin e kaluar për Krishtlindje. Ai nuk dëshiron të luajë, por ka dëshirë të përdorë aplikacione që e mësojnë të numërojë deri në 100 në shumë gjuhë të ndryshme.

Prindërit e Tedit po përpiqen ta mbajnë atë “të përulur” pavarësisht inteligjencës së tij, për ta parandaluar atë të zhvillojë çdo lloj “kompleksi superioriteti”.

Tani 4 vjeç, Teddy me sa duket nuk është në dijeni se sa i talentuar është në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij.

“Miqtë e tij mund të lexojnë disa shkronja të alfabetit, ndërkohë ai mund të lexojë Harry Potter. Më kujtohet që një ditë e çova në çerdhe dhe i thashë se ai ka mësuar vetë të lexonte dhe askush nuk më besoi në fillim. Natyrisht ne nuk e lejojmë atë të lexojë Harry Potter, ne zgjedhim libra më të përshtatshëm emocionalisht, por ai në thelb është në fazën ku mund të lexojë çdo gjë që i vendosim përpara”, u shpreh ajo.