Msc. Fitore Berisha-Tahiraj e lindur në një familje të shquar intelektuale në fshatin Vasilevë komuna e Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Drenas në drejtimin: Shkencat natyrore në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në nivelin bachelor në drejtimin Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Edukimit, ndërsa nivelin master në drejtimin Udhëheqja në arsim (edhe ky në Fakultetin e Edukimit).
Nga viti 2015 punon në arsim. Nga janari 2015 ka punuar në kopshtin “Dea” në Prishtinë më pas nga 1 shtatori 2015 ka punuar mësimdhënëse në SH.F.M.U “Luigj Gurakuqi” në Sankoc për 3 vite deri më 31.08.2018, pastaj në moshën 26 vjeçare nga data 20.01.2019 është emëruar drejtoreshë në Institucionin Parashkollor: QEAP “Ardhmëria” në Drenas dhe tashmë është viti i katërt që e menaxhon këtë institucion.
Ka sjellë ndryshime të shumta si në mëny të ushqimit të fëmijëve në bashkëpunim me ekipen profesionale, poashtu edhe në invertarizimin e institucionit në Drenas dhe paralelën e ndarë në Komoran.
Në Mars të vitit 2021 me kryetarin Lladrovci dhe me drejtorin e DKA-së z. Gjoka kanë vënë gurthemelet për ndërtimin e objektit të ri për çerdhe në Drenas ku do të jenë kushtet me standarde europiane, gjithashtu edhe në paralelen e ndarë e kanë filluar çerdhen e re dhe punimet janë duke vazhduar.
Çdoherë bënë aktivitete dhe vizita të ndryshme në institucione e biznese/ veprimtari të lloj-llojshme në mënyrë që të sjellë risi për fëmijët e çerdhës, t’ua thej rutinën.
Për fillim të vitit të ri mësimor dhe për secilën festë ju ka bërë pritje dhe organizime të vazhdueshme dhe asnjëherë të njëjta.
Është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Komunën e Drenasit për çdo aktivitet që mund ta organizojnë bashkarishtë p.sh 1 Qershorin- Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Ditën e Tokës, Ditën e ecjes pa makina, për Ditën botërore të Sindromës Down, për Ditën Ndërkombëtare të Sportit për zhvillim dhe paqe, aktivitete për Muajin e autizmit etj.