Njihuni me fëmijën më mistrec në botë: Shkatërroi 12 televizorë dhe për pak i vuri flakën shtëpisë

- Advertisement -

Ky mund të jetë fëmija më mistrec dhe shkatërrimtar në Britani edhe pse është vetëm 3 vjeç.

- paragrafi 1 -

Mamaja e tij tregon se djali i saj, mund të quhet ndryshe si ” Wreck-it Ralph” (nga filmat e Disney-t) në jetën reale pasi ka shkaktuar dëme në vlerë prej 6,000 paund në shtëpinë e tyre.

- Advertisement -

Shyama Underwood 35 vjeçe, nga Northampton, duhet ta ruajë në çdo moment djalin e saj të vogël, Jaxon-Carter, pasi ai filloi një rrugë luftarake shkatërrimi që nga momenti kur bëri 10 muajsh dhe filloi të ecte.

640 0 604730cbcfd84

Në vetëm 18 muaj ai ka shkatërruar jo pak, por 12 televizorë duke ia hequr ndonjë pjesë ose duke i hedhur poshtë në dysheme. Ai i zbraz vazhdimisht dollapët e shtëpisë, lyen dhomat e shtëpisë me bojë apo me stilolapsa.

- Advertisement -

Madje edhe ka tentuar që t’i vërë zjarrin shtëpisë duke futur në furrë një nga lodrat e tij, ka derdhur gjalpë të shkrirë apo shishe të tëra me qumësht në kuzhinë.

640 0 604730cc0aac1

Madje edhe ka tentuar që t’i vërë zjarrin shtëpisë duke futur në furrë një nga lodrat e tij, ka derdhur gjalpë të shkrirë apo shishe të tëra me qumësht në kuzhinë.

640 0 604730cc35ee4“Dy herë ai ka përmbytur edhe banjën e shtëpisë duke lënë hapur rubinetin e ujit. Dhe nuk mbaron me kaq”, tregon e ëma.

“Një natë pasi isha shtrirë për fjetur dëgjoj një zhurmë nga dhoma e tij. Ai kishte ngjyrosur veten me bojëra ngjyrë blu dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe me muret e dhomës”. Shyama ka edhe tre djem të tjerë, Keaton, 16, Regan, 14 dhe Oakley, 7 vjeç dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë kaq mistrec në atë moshë.