miradije dhe u ndanë mirënjohje. Kuptohet që kjo ndarje e tyre nga kolegë e nxënës u përshkrua edhe me emocione e lot.
Sabriu dhe Tafili të cilët u pensionuan javën e kaluar pas një pune të suksesshme dhe të gjatë në shkollat e Llapit, do të kujtohen përherë jo vetëm nga kolegë e nxënës por nga e gjithë popullata e kësaj zone.
Ata vërtetë e meritojnë respektin sepse në kohën kur Serbia i dëboi mësimdhënës e nxënës shqiptarë me dhunë nga objektet e tyre ata një dekadë të plotë punuan edhe në shtëpitë shkolla të Podujevës.
Ky organizim i këtij mësimi me shumë sakrifica de fakto ishte paralajmërim që Serbia, do të shporret njëherë e përgjithmonë nga Kosova. Të gjitha ata që e ndihmuan mbarëvajtjen e këtij mësimi Zoti i bekoftë ! /ARIF EJUPI/ Llapiinfo