Njihuni me astronomen ‘më të re në botë’, vetëm tetëvjeçare ka identifikuar 18 shkëmbinj hapësinorë

- Advertisement -

Një vajzë tetëvjeçare iu është bashkuar një programi të lidhur me NASA-n për kërkimin e asteroideve, dhe tashmë ka identifikuar 18 shkëmbinj hapësinorë, sipas familjes së saj.

- paragrafi 1 -

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nicole Oliveira, nga Fortaleza, Brazil, ka zgjuar interesin për hapësirën që kur ishte shumë e vogël.

- Advertisement -

Vetëm tetëvjeçare ajo po njihet tashmë si ‘astronomja më e re në botë’ falë punës së saj me NASA-n, që përfshin gjithashtu ndjekjen e seminareve dhe takimin me figurat e shkencës.

Projekti me të cilin ajo është e përfshirë njihet si ‘Gjuetarët e Asteroideve’ dhe është krijuar për t’i njoftuar të rinjtë me shkencën, duke i ndihmuar ata të bëjnë zbulimet e tyre.