Njihuni me Alenan, 13 vjeç dhe është pranuar në Universitetin e Mjekësisë

- Advertisement -

Kjo është Alena Analeigh. Ajo është 13 vjeç, por është pranuar të studiojë për mjekësi në University of Alabama për vitin 2024.

Alena është pranuar si pjesë e një programi që rekruton të rinj më herët nga sa i takon të kryejnë studimet. Kuptohet që janë me inteligjencë superiore.

- Advertisement -

“Unë u diplomova në shkollën e mesme vitin e kaluar. Kur isha 12 vjeçe. Dhe ja ku jam një vit më vonë, më kanë pranuar të studioj për mjekësi. Do të jem më e reja. Statistikat tregonin se kurrë nuk do mund t`ia dilja. Një vajzë e vogël, me ngjyrë, dhe e birësuar nga Fontana, Kaliforni”, thotë Alena.