Ajo është vetëm 8-vjece por me një dashuri shumë të madhe për jetën e fshatit dhe kafshët.Në një intervistë në “ Rreze Dielli” Mansi Ismaili vogëlushja e cila i ka cuditur të gjithë me pasionin e saj tregoi për këtë dashuri të madhe për kafshët dhe fshatin.
Edhe pse jeton në qytet Mansi gjen gjithmonë kohën të shkojë dhe të qëndrojë tek gjyshërit në fshat. Një dashuri të cilën ia kanë kultivuar gjyshërit e saj, duke e marr gjithmonë me vete ndërsa bëjnë ndonjë punë në fshat.
“Jo nuk e marr me vete më është ngjitur Mansi, Ka shumë dashuri për kafshët. Mansi është një fëmijë shumë e veçantë sepse pa ardhur e premtja na merr në telefon që të enjten në telefon “ Gjyshi do vish të më marrësh” fundjavën e do domosdoshmërisht të vij në fshat edhe për nënë për gjyshin. Dhe vërtet që jemi krenar për të.
Ajo është aq e lidhur me kafshët e fermës sa i ka vendsour edhe emra:
“Bianka është kjo këtu , gazela dhe ajo më andej është Laura dhe ajo atje është Kanella” tregoi ajo gjithë dashuri për dhitë, që tashmë janë kthyer në ‘mikeshat e saj’.
Ndërsa gjyshi i saj Z. Astrit dha edhe një mesazh shumë të bukur në mbyllje të intervistës për rëndësinë që duhet t’I japim jetës së fshatit.
“Ne nuk duhet të jemi të shkëputur nga natyra sepse të gjithë jemi pjesë e saj. Fëmijët duhet të integrohen me jetën e fshatit krahas jetës së qytetit sepse atje në qytet është kultura, është zhvillimi është teknologjia kurse këtu ën fshat është jeta e gjallë, është zanafilla” u shpreh ai.