E shtunë, 23 Nëntor, 2024

‘Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm’, e reja shkodrane apel për gjetjen e fëmijëve

- Advertisement1-

Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh.


Pas ndarjes së prindërve, në vitin 2016, ata jetojnë në Itali bashkë me babain biologjik dhe bashkëjetuesen e tij, ndërsa nëna e tyre (Era) bën apel në program. Ajo thotë se dy djemtë i ’mbahen peng’ nga njerka, ndërsa i është mbyllur çdo mundësi kontakti me ta.

- Advertisement -

Unë i bëj thirrje ish-burrit tim, nuk jam xheloze se ai ka lidhur jetën me dikë tjetër, por dua vetëm fëmijët të mos i ndajë nga unë. Unë kam patur kontakte deri para 3 viteve, ndërsa komunikoja me njerkën e tyre, por ajo mbylli çdo komunikim me mua krejt papritur. Madje unë kam dërguar edhe para për fëmijët e mi. Ndërsa ish-bashkëshorti është betuar, që do mi lër t’i shoh djemtë”.

Por si ka rrjedhur e gjitha jeta e 33-vjeçares, e cila pas 10 viteve martesë u nda nga bashkëshorti për arsye xhelozie, ndërsa sot ai i privon të takohet me fëmijët. Një grua e cila u martua në moshën 16-vjeçare, imponuar nga mentaliteti në fshatin ku jetonte në veri të Shqipërisë.

Jam martuar 16 vjeçe. Ju e dini se si ka qenë mentaliteti në Shkodër. Që të mos mbetesha në shtëpi u martova me një burrë 10 vite më të madh në moshë. Më pas ikëm në Itali vetëm me bashkëshortin. Në jetë erdhën edhe dy djemtë. Nuk ishim keq, por unë i kërkoja të dilnim, por ai nuk donte. Nuk më linte as të dilja nga shtëpia. Ai kishte përkrahje familjen, ndërsa unë nuk kisha askënd. Ngrindjet filluan kur lindi djali ynë i dytë Gianluca. Herë ndaheshim dhe herë riktheheshim bashkë për hir të fëmijëve. Kur u ndava të gjithë në fshat më gjykonin, duke i thënë nënës simë, si u nda vajza jote”.

33-vjeçarja rrëfen për emisionin “Pa Gjurmë” se burri i saj kishte luhatje humori, herë e donte marrëzisht duke ia shfaqur dashurinë, dhe herë të tjera e dhunonte.

Ai më rrihte shpesh dhe unë e pyesja: A më do?. Ai më thoshte po, por e mbaj përbrenda. Nuk ishte i hapur, ishte shumë i mbyllur. Më thoshte kam dy djem dhe një gocë, më trajtonte gjithnjë si të vogël. Kur linda djalin e dytë u ndjeva e lumtur, kur ai më puthi në ballë për herë të parë. Më tha bravo, se më bëre baba të dy djemve. Pastaj u egërsua. Kisha frikë kur vinte në shtëpi, se gjithmonë mendoja çfarë do të më bënte. Më kërcënonte me thikë. Një ditë u zumë gjithë natën dhe në mëngjes më puthi. I thashë a të duket lojë ? Ai më tha kështu e do ti dhe më rrahu. Më bëri copash. Njoftova policinë e cila erdhi më mori dhe kunata erdhi më tha: s’të vjen marre me e çu në burg burrin tat ? Më pas e tërhoqa denoncimin dhe ai doli. Një ditë mori babën tim në telefon dhe i tha se doja të kthehesha. Më solli në Shqipëri dhe i tha babait se gjithçka kishte marrë fund. Ai mori fëmijët dhe iku në Itali. Fëmijët u rritën nga ai, ndërkohë që bashkëjeton me një tjetër grua”, rrëfen 33-vjeçarja

Çifti u divorcua ligjërisht në vitin 2016, ndërsa 33-vjecarja sot jeton në Zvicër dhe punon si këngëtare. Dëshira e madhe që ka për të takuar fëmijët e ka sjell në emision ku kërkon ndihmë. Ajo shpreson të takohet sa më shpejt me dy djemtë.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjyqi vendosi që ish-bashkëhsorti të më jepte 600€ në muaj për fëmijët, por nuk dilnin. Unë nisa punë edhe ne një restorant, por fëmijët sëmureshin shpesh dhe unë shkëputesha nga puna. Nga pamundësia ime fëmijët i mori i ati dhe çdo fundjavë unë shkoja i takoja. Ai pastaj njohu dikë tjetër dhe më kërkonte të largohesha nga Italia. Fillova prapë nëpër gjyqe, ndërsa ai më kërkonte të ikja duke më thënë së në të kundërtën fëmijët do na i merrte shteti. U largova në Gjermani. Nuk e mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me fëmijët. I shoh vetëm nëpër rrjete sociale. Burri më tha vazhdo jetën tënde. Por nuk mundem të jetoj pa i parë fëmijët e mi, i bëj thirrje: Të lutem të më lejojë t’i shoh. Kaq dua”, përfundoi me lot në sy 33-vjeçarja nga Shkodra.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...