E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Njeriu i shtrirë në kokërr shpine në Mars”, fotoja që nuk po gjen shpjegim

- Advertisement1-

Një copë guri ka ndezur shpresën se mund të jetë një person i shtrirë që qëndron në Mars – por megjithatë nuk është kështu.

Por nuk është ndonjë zbulim shkencor apo gjetje e madhe – përkundrazi është thjesht një mashtrim i syrit që është përdorur disa herë për t’i emocionuar njerëzit për mundësinë e jetës në planetin e kuq.

- Advertisement -

Pamja iluzive filloi në një blog, “UFO Sightings Daily” shkruar nga Scott C Waring. Në një imazh të madh të dërguar fillimisht nga roveri në Mars vitin e kaluar, ai pretendoi se kishte parë një person të shtrirë – derisa disa njerëz sugjeruan se ishte e ngjashme me pozën që Kate Winslet e ndërmori në filmin Titanik për t’u pikturuar.

“Të gjithë këtu e dinë që më pëlqen të kërkoj në fotot e NASA-s”, shkroi Scott C Waring në një postim në blogun e tij. “Epo, hasa në diçka unike… diçka që është 100 për qind e provës së jetës inteligjente. Është një persona i shtrirë duke parë roverin në Mars të NASA-s nga një distancë”.

“Personi është rreth 3 metra dhe është i shtrirë, i veshur me një kostum të errët”.

Megjithatë, fotografia është larg e të qenit 100 për qind provë e jetës së alienëve. Në fakt është pothuajse vetëm një mashtrim i syrit.

Ky fenomen njihet si “pareidolia”, e cila përshkruan mënyrën se si njerëzit priren të shohin diçka kuptimplotë në gjërat që në fakt janë rregulluar në mënyrë arbitrare. Njerëzit janë të dhënë për të parë fytyra apo objekte të tjera, edhe në gjërat më të thjeshta, qoftë në Tokë apo gjetkë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...