E premte, 28 Shkurt, 2025

Njëri nga drejtorët më të mirë në Mitrovicë, Skender Avdiu, përshendetet me kolektivin e shkollës “Musa Hoti”

- Advertisement1-

Profesori Skender Avdiu, konsiderohet njëri nga drejtorët më të mirë që ka pasur Mitrovica në arsim.

Si bartës i disa pozitave në arsimin mitrovicas, Avdiu, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e teksteve mësimore dhe edukimin e fëmijëve, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Eksperti dhe përpiluesi i kurikulave në arsimin kosovar, Skender Avdiu, nga sot nuk do të jetë drejtor i shkollës “Musa Hoti”.

Nën udhëheqjen e tij, shkolla mitrovicase ka arritur sukese të mëdha në gara të ndryshme, dhe kjo falë punës së drejtorit Avdiu dhe stafit të tij.

Në një postim të tashmë ish drejtorit, Avdiu, shkruhet “Faleiminderit” duke bashkangjitur një foto kolektivin e shkollës, me të cilët thuhet se ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera.

Drejtori Avdiu pritet që ta udhëheq një shkollë tjetër, që menaxhohet nga qeveria e Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...

Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, shkruan...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...