“Njërën dorë mbante mbi bark për të ndalur dhimbjen, me tjetrën librin”, publikohet foto e shtatores të 7-vjeçarit që do të vendoset në Skenderaj

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar në foto të Leotrimit – djali i heroit Malush Ahmeti, dhe thirrjes rrëqethëse drejtuar nënës së tij, pak para se shpirti i pastër e i pafajshëm të kalojë në amshueshmërinë dhe lavdinë e dëshmorëve të lirisë së Kosovës.

- paragrafi 1 -

Ai ka thënë se një kryevepër si kjo që do të vendoset në qytetin e Skenderajt.

- Advertisement -

Kujtojmë se më 11 shtatorë të vitit 1998 në agun e mëngjesit ra dëshmorë Leotrimi në moshën e njomë 7 vjeçare.

Dora gjakatare ia ndali buzëqeshjen, ia shuajti ëndrrat fëmijërore, nuk arriti ta gëzon bankën shkollore, ta mësonte alfabetin… ta shijonte jetën me plotë ëndrra të bukura.

Postimi i kryetarit Fadil Nura:

- Advertisement -

Me njërën dorë mbi bark në përpjekje për të ndalur dhimbjet e shkaktuara nga plagët e luftës, dhe tjetrën mbi librin nga mësimet që u ndalen përgjithmonë, janë kujtim i pavdekësisë së Leotrimit – djali i heroit Malush Ahmeti, dhe thirrjes rrëqethëse drejtuar nënës së tij, pak para se shpirti i pastër e i pafajshëm të kalojë në amshueshmërinë dhe lavdinë e dëshmorëve të lirisë së Kosovës, një kryevepër si kjo që do të zë vend në qytetin tonë, për të na mbajtur syçelë nëpërmjet vuajtjeve të Leotrimit, për mizoritë që u shkaktuan 25 vite më parë, në rrugën tonë të mbërritur te liria e shumëkërkuar.

Me ndjenja të përziera, por më shumë i emocionuar nga malli për jetën e tij që u shua në fillet e saj, jam i lumtur që po e rikthejmë nëpërmjet kësaj vepre artistike nga duart e arta të skulptorit Sabri Behramaj, kujtimin për Leotrimin, në qendër të Skenderajt!