E shtunë, 21 Shtator, 2024

Një vit pa mësuesen Drenusha Zymberaj-Morina

- Advertisement1-

Dje është bërë një vit që kur mësuesja nga Peja, Drenusha Zymberaj-Morina iku në amshim.

Mësuesja Drenushë është kujtuar nga familjarë, miq, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumët.

- Advertisement -

Shkolla ku punoi mësuesja Drenushë, “Rilindja” në Trestenik e ka kujtuar edukatoren që më përkushtim të madh barti dijen të brezat e rinj.

“Drenusha ishte yll shprese për të gjithë ne, vajzë, mike, mësuese me cilësi të paçmueshme. Çdo ditë në punë Drenusha ishte për të gjithë ‘diell’ që rrezatonte me buzëqeshjen e saj të pandarë në çdo moment. Mike e cila të ofronte qetësi sa herë bisedonim edhe pse ajo ishte në betejë për jetën”, thuhet në postimin e SHFMU “Rilindja” në Trestenik.

Postimi i plotë i SH.F.M.U. “Rilindja” në Trestenik:

Një vit pa ty Drenushë!

Një vit i vështirë, plot vuajtje , kujtime ,dashuri pa fund dhe përmallim i pashtershëm për ty!

Shumë herët u largove nga shtëpia e përkohshme, duke gjetur strehim në shtëpinë e përjetshme

- Advertisement -rrrrrrr

Drenusha ishte yll shprese për të gjithë ne, vajzë, mike, mësuese me cilësi të paçmueshme. Çdo ditë në punë Drenusha ishte për të gjithë ‘diell’ që rrezatonte me buzëqeshjen e saj të pandarë në çdo moment. Mike e cila të ofronte qetësi sa herë bisedonim edhe pse ajo ishte në betejë për jetën. Forca dhe dëshira për t’ia dal në këtë betejë ishte frymëzim për të gjithë ne që takoheshim çdo ditë. E donte shumë jetën dhe për këtë do të jetë modeli i vajzës së hekurt, burim shpresë për të gjitha ata që janë në betejë më këtë sëmundje.

Ishe ndër të paktit njerëz që të mbushnin me shpresë, me besim dhe te bëjnë të mendosh se kjo botë është e bukur , por ti zgjodhe tjetrën botë , dhashtë zoti atë më të bukurën.

Drenusha mirëdashëse, luftarake, plot energji dhe jetë, gjithmonë kështu do të mbajmë në kujtime e ëmbla mikja jonë!
Na mungon pa fund…..!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...