E diel, 24 Nëntor, 2024

Një video virale në TikTok: 9 muajshe shtatzënë vrapoi një milje për 6 minuta

- Advertisement1-

Të vraposh një milje në 6 minuta është karakteristikë e atletikëve profesionistë.

Ta bësh këtë ndërkohë që je 9 muajshe shtatzënë është shumë e mahnitshme dhe aspak e zakonshme.

- Advertisement -

Makenna Myler, 28 vjeç, nga Utah në SHBA, është pikërisht gruaja shtatzënë që bëri një milje për 6 minuta. Videoja e saj është bërë mjaft virale në TikTok. Kjo video është publikuar nga bashkëshorti i saj dhe për një kohë të shkurtër arriti 700,000 shikime.

 

Makenna, ka bërë sfida vrapimi që nga periudha e shkollës së mesme dhe ajo ka thënë për revistën ‘Today’ që nuk mund t’i ndërpriste sfidat e saj të vrapit gjatë shtatzënisë.

“Trupi im është mësuar me kilometrazh të lartë dhe stërvitje shtesë për forcën”-tha ajo.

Komentet në videon e publikuar ishin nga më të ndryshmet. Po një nga komentet u bë mjaft i pëlqyer dhe shkaktoi shumë të qeshura: “PESË MINUTA 1 MILJE??? Mua më duhet më shumë se pesë minuta për të vendosur se me çfarë shije ta marrë tacos-in.”

Shumë të tjerë pyesnin: “A nuk është e rrezikshme të vraposh kaq shumë në muajin e nëntë të shtatzanisë?”

- Advertisement -rrrrrrr

Pas shumë pyetjeve të tilla Myler u përgjigj që mjekët i kishin dhënë dritën jeshile në lidhje me këtë fakt. Makenna tha se miqtë dhe familja e saj nuk ishin dhe aq të befasuar nga kjo arritje pasi i dinë mjaft mirë mënyrat se si ajo stërvitet.

“Shpresoj që kjo t’i frymëzojë gratë shtatzënë që mos të qëndrojnë pasive, por të stërviten për të mirën e shëndetit tyre“- ka thënë Makenna gjatë intervistës me Today.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...