Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham këtë mëngjes.
Çifti, i cili u martua në tetor 2018, pritet të sjellë në jetë fëmijën në fillim të vitit 2021.
Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë “të lumtur për lajmin”, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham.
Ky do të jetë nipi i parë për Princin Andrew dhe dukeshën e York-ut.
Vajza e tyre e madhe Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor Castle në korrik.
Eugenie, 30 vjeç, ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të ëmbël të dy papuçeve të bebushit me mbishkrimin: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021”.
Ajo gjithashtu ndau një foto të ëmbël të saj dhe Jack duke buzëqeshur për kamerën, që duket se është bërë kohët e fundit.