Tigri sulmon një burrë derisa vozitë, ia thyen xhamin e veturës dhe e lëndon

- Advertisement -

Një tigër siberian në një fshat në verilindje të Kinës ka sulmuar një fshatar që gjendej në një makinë aty pranë.


Sipas mediave të huaja, si pasoj e sulmit, fshatari ka pësuar lëndime ndërsa është thyer edhe xhami i makinës së tij.

- Advertisement -

 

Si rezultat, autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët e fshatit Heilongjiang të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Autoritetet planifikojnë ta vendosin tigrin “në gjumë” përmes pajisjeve përkatëse.

- Advertisement -

Ata postuan një video në Twitter të një tigri që vrapon drejt makinës, pamje që tregojnë edhe një xham makine të copëtuar.