E hënë, 25 Nëntor, 2024

Një simptomë “e pazakontë” po shfaqet tek fëmijët

- Advertisement1-

Prindërit janë paralajmëruar për një simptomë të pazakontë të variantit Omicron të COVID-19 që po shfaqet tek fëmijët e tyre.


Fëmijët e vegjël duket se kanë skuqje ndërsa janë të infektuar me variantin e ri, ka pohuar një mjek britanik në Londër.

- Advertisement -

Dr. David Lloyd, mjek i përgjithshëm, tha se ai ka parë rreth 15 për qind të të rinjve me raste të konfirmuara të Omicronit duke zhvilluar njolla në fytyrë dhe trup, raporton nypost.

Ata gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbje koke dhe humbje oreksi – e cila duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit.

Eksperti shëndetësor tha për Sky News se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku me skuqjen “Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID-19 që kishin skuqje, por deri në 15 për qind e fëmijëve që janë prekur me Omicron po shfaqin skuqje të pazakonta”. “Kështu që ne po fillojmë të mësojmë pak më shumë rreth virusit dhe po fillojmë të kujdesemi për të”, shtoi mjeku.

Kjo vjen pasi një ekspert paralajmëroi se rastet e COVID-19 mund të jetë të ulëta pasi njerëzit po kërkojnë simptoma të gabuara. Tre simptomat kryesore të COVID-19 përfshijnë kollitje të vazhdueshme, temperatura të larta dhe humbje të shijes dhe nuhatjes.

Por mjekët thonë se shenjat e variantit Omicron, përhapja në Mbretërinë e Bashkuar – e cila ka nxis sjelljen e Planit B – mund të jenë të vështira për t’u zbuluar, pasi simptomat kryesore janë të ndryshme nga ato të përshkruara aktualisht nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Britanisë së Madhe.

Tre simptomat e paraqitura u prezantuan për herë të parë kur pandemia goditi në muajin mars të vitit 2020 gjersa lista ka qëndruar e njëjtë me gjithë shfaqjen e varianteve të reja të coronavirusit.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndryshe, mjekët që punojnë në Afrikën e Jugut, ku u zbulua për herë të parë varianti Omicron, kanë thënë se simptomat kryesore janë lodhja, dhimbjet e trupit dhe dhimbje koke.

Megjithatë, ende po bëhen përpjekje për të kuptuar plotësisht variantin e ri, i cili ka vetëm dy javë që është shfaqur gjersa shkencëtarët mendojnë se mund të përhapet më lehtë dhe mund të jetë në gjendje të shmangë vaksinat, por ende duhet të kryejnë më shumë teste.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...