Një shtatori po afrohet, nuk dihet a do të fillojë mësimi

- Advertisement -

Renovimet në shkollën fillore “Emin Duraku” po vazhdojnë. Krejt kjo për t’i përmirësuar kushtet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollorë.

- paragrafi 1 -

Edhe arsimtarët kanë filluar të paraqiten dhe pjesëmarrjen në mbledhje ende pa filluar procesi mësimorë.

- Advertisement -

Por ata nuk e dinë nëse mësimi do të fillojë, shkak i paralajmërimeve për grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës.

Me grevën, nuk po pajtohet mësuesja, Elena Stublla e cila njëherësh është edhe sindikaliste e SBASHK-ut.

Ajo madje ka bërë të ditur se edhe nëse greva mbahet, për klasën e saj mësimi do të filloj me 1 Shtator.

- Advertisement -

Më të dëmtuarit nga gjithë kjo situatë janë nxënësit të cilët duan që shatori t’i gjejë në shkollë.

Loris Begu nga grupi “Respect Our Rights” e konsideron të padrejtë vendimin për grevë.

Kundër grevës së SBASHK-ut janë edhe Këshilli i Prindërve.

Nexhmi Hoxha njëri ndër ta ka thënë se greva nuk është zgjidhja e duhur.

Ministria e Arsimit në një përgjigje për T7 ka bërë të ditur janë duke punuar intensivisht në mënyrë që mësimi të filloj në mënyrë të rregullt.

Sindikata e Arsimit, po insiston që qeveria e Kosovës të ndaj nga 100 për secilin mësimdhënës, në të kundërtën do të mbajnë grevë në të gjitha shkollat.