E hënë, 20 Janar, 2025

Një shqiptare mes 11 më të mirëve në fushën e Inteligjencës Artificiale

- Advertisement1-

Sindi Shkodrani është vajza shqiptare që është përzgjedhur mes 11 më të mirëve në fushën e inteligjencës artificiale që duhet ndjekur në vitin 2021.


Sindi aktualisht është “truri” i zhvillimit të teknologjisë në kompaninë holandeze “TomTom” në Amsterdam si inxhiniere e mësimit të makinerisë/vizionit kompjuterik- Autonomus Driving R&D.

- Advertisement -

Ajo ka përfunduar studimet master shkencor në Inteligjencën Artificiale nga universiteti i Amsterdamit në vitin 2017. Për më tepër, e reja shqiptare është anëtare e Grave në fushën e Inteligjencës Artificiale në Holandë që prej fundit të vitit 2018.

Dy universitetet kryesore të Amsterdamit kryejnë tashmë një program të përbashkët master për Inteligjencën Artificiale. Përveç kësaj Shkolla e Amsterdamit e të Dhënave Shkencore e cila është një bashkëpunim mes katër universiteteve kërkimore dhe shkencës së aplikuar, ofron mbi 250 programe të orientuara në të dhënat shkencore./dp/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....