Një shkollë në Deçan “thyen” grevën – nesër e fillojnë mësimin

- Advertisement -

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan ka njoftuar se nesër do të nisin procesin mësimor.

- paragrafi 1 -

Kështu kjo shkollë i bashkohet shkollave që nuk e po e respektojnë vendimin e SBAShK-ut për vijimin e procesit mësimor.

- Advertisement -

Vetë drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku ka njoftuar për këtë vendim.

Njoftimi i plotë.

NJOFTIM:

- Advertisement -

Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022!

Ne, njëzëri u dakorduam që greven ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kerkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u!

Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes.

Me respekt drejtori i shkollës !