Një shkollë fillore në Gjilan do të mbajë mësim të shtunën

- Advertisement -

Shkolla fillore “Nazim Hikmet”, në fshatin Dobërçan të Gjilanit, të mbajë mësim zëvendësues të shtunën.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook, të kësaj shkolle.

- Advertisement -

“Të nderuar prindër, të dashur nxënës, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nesër (datë 15.10.2022) do të punohet në zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Mësimi do të zhvillohet me orarin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM PËR MËSIM NË DITËN E SHTUNË

Të nderuar prindër, të dashur nxënës, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nesër (datë 15.10.2022) do të punohet në zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

- Advertisement -

Mësimi do të zhvillohet me orarin e ditës së enjte.

Nxënësit e klasëve të 9-ta nuk do të zëvendësojnë mësimin të shtuneve.
Ky njoftim vlen vetëm për nxënësit deri në klasën e 8-të.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,

Drejtori i shkollës