Shihni cili është faktori më i rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe të lumtur
Ndër të tjera, psikologia Suzan Pinker preku temën e jetëgjatësisë në prezantimin e saj në TED Talk.
Ajo theksoi faktorët socialë dhe shëndetësorë, të cilët janë kyç për një jetë vitale dhe të gjatë.
– Çfarë nevojitet për të jetuar 100 vjet e më shumë? Përgjigjja për këtë pyetje nuk është ajo që do dëshironi ta prisni, transmeton Telegrafi.
Julian Holt Lansted, një studiuese në Universitetin Brigham Young, kreu një studim me 10,000 njerëz të moshës së mesme. Ajo analizoi çdo aspekt të jetës së tyre – dietën, aktivitetin fizik, gjendjen financiare, sa shpesh shkojnë te mjeku, nëse pinë duhan etj. Së bashku me kolegët e saj, Julian i ndoqi të intervistuarit për shtatë vjet për të zbuluar se cili prej tyre mbijetoi në varësi të stilit të jetesës dhe kush vdiq ndërkohë. Ekipi i Universitetit Brigham Young ishte i interesuar për atë që i bëri subjektet të jetonin më gjatë, tha Susan Pinker.
Në fund të listës së arsyeve që potencialisht shkurtojnë jetëgjatësinë janë – cilësia e ajrit, hipertensioni dhe pesha e tepërt. Edhe pse pesha e tepërt është debatuar për dekada, siç tregojnë hulumtimet – ky problem nuk është arsyeja për një jetëgjatësi më të shkurtër.
Në mes të listës që ndikojnë në jetëgjatësinë janë – aktiviteti fizik, vaksinimi kundër gripit dhe heqja dorë nga alkooli.
Në krye të listës si tre arsyet më të rëndësishme që ndikojnë në jetëgjatësinë janë – heqja dorë nga nikotina, marrëdhëniet e ngushta (miq, partnerë emocionalë). Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e ngushta, shkencëtarët i kanë cilësuar si mbështetje në rast kredie, shkuarja te mjeku dhe në momente të rëndësishme të jetës.
Vendi i parë, si faktori më i rëndësishëm i jetëgjatësisë, është integrimi social. Susan Pinker pranon se ishte e befasuar nga ky rezultat i hulumtimit, domethënë se sa i rëndësishëm është ndërveprimi me njerëzit dhe një jetë e pasur shoqërore për një jetë të gjatë.
“Me sa njerëz flisni? Kjo vlen si për marrëdhëniet më të thella ashtu edhe për ato sipërfaqësore. Kur flasim për integrim social, nuk nënkuptojmë vetëm lidhje të forta dhe emocionale, por edhe biseda të përditshme dhe të rastësishme që bëni me shitësit në dyqan. Ndërveprimet sociale janë faktori më i rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe cilësore”, përfundoi Susan Pinker. /Telegrafi/